Celebrities Gossip

Gabriel Garko: “Nuk jam single, kam partner e dua të bëhem baba!”

Një vit më parë konfirmoi publikisht se është gay, hap shumë i guximshëm për Gabriel Garko-n. Por, aktorin e njohur italian sërish e presin vendime thelbësore në jetën private dhe po publikisht shpreh një dëshirë të madhe: të bëhet baba.

Më pëlqen shumë, mendoj edhe se do të isha një baba i mirë, por kam shumë frikë nga shoqëria aktuale. Nuk e di nëse më pëlqen bota ku jetojmë e nuk di nëse duhet të sjell në jetë një fëmijë, që do të duhet të jetojë në një të ardhme, për të cilën nuk dimë si do të jetë.

Këto janë dilemat e sex symbol-it italian, i cili në karrierën e gjatë në kinema e televizion, ka bërë për vete miliona njerëz, edhe në Shqipëri ku gjithashtu është i njohur. Në një intervistë që nesër do të transmetohet e plotë në programin “Verissimo” të Silvia Toffanin në Itali, Garko ndalet te dëshira për t’u bërë baba, si dhe për pengesat e pashmangshme të këtij vendimi.

Brenda vitit duhet të marr një vendim e do të mendohem mirë. Për shkak të ligjit italian, nuk mund të adoptoj një fëmijë dhe e vetmja mundësi është shërbimi i nënave surrogate, por që në Itali nuk mund të bëhet.

49-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliviero konfirmon se nuk është më single.

Nuk jam single, prej pak kohësh jam në një lidhje që ka nisur mjaft mirë, si nga ana e karakterit, ashtu edhe nga pikëpamja intelektuale. Ai është 36-vjeç, nuk ka asnjë lidhje me profesionin tim, e nuk është model, siç shkruhet në media.

A është partneri i duhur, ndoshta për të krijuar një të ardhme bashkë?

Shpresoj që po, pasi më pëlqen vërtetë shumë!