Botë e Çuditshme

Gazetarja bën gafën e shekullit, ngatërron të ndjerin me William Shakespeare…

Në një televizion argjentinas u dha lajmi se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën anti-COVID-19 dhe ky informacion habiti të gjithë shikuesit. Prezantuesja televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më parë dhe videoja e saj është bërë tashmë virale.

William Bill Shakespeare doli në titujt kryesorë në dhjetor 2020 kur ai u bë i pari që mori vaksinën anti-COVID-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan. I moshuari mori vëmendje në atë kohë edhe për shkak të emrit të tij. Në momentin e vaksinimit ai dukej mjaft i relaksuar dhe nuk ngurroi të bënte edhe shaka.

Lajmin e vdekjes së tij, e konfirmuan familjarët të cilët thanë se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar. Thuhet se 81-vjeçari vdiq pasi pësoi një goditje në tru. Gazetarja Noelia Novillo ndërkohë vazhdoi me gafën e saj duke thënë se:

Ne po transmetojmë lajmin që na ka lënë të gjithëve pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij. Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit. Ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeç.

https://twitter.com/aschapire/status/1398269689952935936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1398269689952935936%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-latin-america-57287764