Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Georgina Rodriguez ka marrë mijëra euro çdo muaj nga ish-i misterioz për shpenzimet e saj personale!

Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin. Georgina është bërë një personazh i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ku tregon jetën e saj dhe përditshmërinë shumë të detajuar.

Ajo gjithashtu ka publikuar së fundmi sezonin e dytë të dokumentaritetit të saj, ‘I am Georgina’, i cili është i disponueshëm në platformën Netflix. Në të cilën ajo flet për jetën e saj të përditshme. Por përpara se të ishte me futbollistin portugez, modelja nuk bënte një jetë luksoze, në fakt ajo ishte në vështirësi financiare.

Para se të takonte portugezin, Georgina kishte disa marrëdhënie me meshkuj të tjerë. Një herë ajo ishte me një burrë, i cili thuhet se e ndihmoi financiarisht. Nuk ia dimë emrin dhe identitetin, por ai ishte shumë mirë financiarisht dhe kishin një lidhje serioze. Ata ishin bashkë deri para se të vinte Cristiano.

Edhe pse mund të kishte përfituar nga kjo situatë, ai nuk e bëri kurrë. Për më tepër, ish-i dashuri i Georginës i jepte asaj 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale, të cilat ajo i mbante në dollapin e punës. Sipas të njëjtit burim thuhet gjithashtu se kur babai i Georgina, Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, vdiq në 2019, ai pagoi biletat e saj dhe të motrës së saj Ivana për të shkuar në funeralin në Argjentinë. Gjëja më e çuditshme është se kur ai vdiq, Georgina ishte me futbollistin.