Celebrities Gossip Showbiz

Gjesti prekës që Travis Barker ka bërë para se t’i propozonte Kourtney Kardashian!

Pak ditë më parë, ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, ndërkohë që së fundmi janë zbuluar të reja para se ata të merrnin hapin e rëndësishëm. Gjatë episodit të tretë të ‘The Kardashians’, mamaja e motrave të famshme Kardashian-jenner, Kris Jenner u emocionua teksa zbuloi gjestin prekës që Barker ka bërë para se t’i propozonte për fejesë 43-vjeçares.

Teksa fliste me Kimin, Kris zbuloi se Travis i kishte kërkuar leje para se t’i propozonte Kourtney-t. Kris zbuloi se Travis i tha asaj se kishte vizituar varrin e babait të ndjerë të Kourtney, Robert Kardashian. Kris tha mes lotësh se:

Ishte gjest i ëmbël. Pastaj tha se do të shkonte te varri i babait dhe mori leje nga ‘të dy’.. Jam e lumtur.

Rikujtojmë që avokati i famshëm vdiq më 30 shtator 2003, pas një beteje me kancerin e ezofagut. Kris theksoi se:

Do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë.

Rikujtojmë, se së fundmi Kourtney foli për përvojën e tmerrshme që pati me trajtimin e IVF dhe se si mjekimi e bëri atë të shtonte peshë, të ndihej në depresion dhe e futi në menopauzë. Më e madhja e motrave Kardashian, Kourtney, ishte tashmë nënë e djemve Mason dhe Reign dhe vajzës Penelope, të gjithë me ish-partnerin Scott Disick, kur ajo dhe i fejuari Travis Barker vendosën se dëshironin të kishin një fëmijë së bashku.

Ish-partneri i Kourtney Kardashian, Scott Disick nga ana tjetër gjatë episodit premierë të serialit të ri ‘Hulu The Kardashians’, ka treguar se si po e përballon martesën e Kourtney me Travis Barker.

Tani që Kourtney është me Travis, sado e vështirë të jetë, më duhet të vazhdoj përpara.

Scott u nda me themeluesen e Poosh në vitin 2015. Ata kanë tre fëmijë së bashku.