Celebrities Gossip Showbiz

Surpriza e rradhës vjen nga dyshja e njohur, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen në fshehtësi të plotë!

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikanti Travis Barker thuhet se janë martuar. ‘TMZ’ raporton se dyshja e njohur u arratis në një kishëz në Las Vegas pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy. Kardashian dhe Barker i thanë “po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.

Rikujtojmë se Kardashian dhe Barker u fejuan me një propozim buzë detit në tetor 2021, 9 muaj pasi konfirmuan lidhjen. Kjo është martesa e parë për Kourtney-n megjithëse ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick. Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë dhe ka dy fëmijë.

Ndërkaq, ish-partneri i Kourtney, Scott Disick ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Kourtney dhe Travis duan të zgjerojnë familjen e tyre. Një burim tregoi së fundmi për ‘ET’ se ish-partneri i Kourtney, nuk i pëlqen kjo ide. Burimi u shpreh se:

Kourtney dhe Travis duan të kenë një fëmijë të tyre së bashku. Është shumë e rëndësishme dhe emocionuese për ta. Scott nuk i pëlqen ideja që Kourtney dhe Travis të kenë fëmijë, por pjesa tjetër e familjes është shumë mbështetëse.

Sjellim në vëmendje se themeluesja e ‘Poosh’ së fundmi ka ndarë në një bisedë me nënën e saj, Kris Jenner, për shfaqjen e tyre në Hulu, disa nga reagimet e mediave sociale që ajo ka marrë gjatë procesit të saj të IVF, duke përfshirë komentet se si ajo ka fituar kaq shumë peshë. Kardashian u shpreh se:

Është shumë e paedukatë të komentosh për njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë ata. Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë. Jam në menopauzë.