Celebrities Gossip Showbiz

Pasi Kourtney u martua, reagon Scott Disick: “Humba miken time më të mirë…”

Ish-partneri i Kourtney Kardashian, Scott Disick gjatë episodit premierë të serialit të ri ‘Hulu The Kardashians’, ka treguar se si po e përballon martesën e Kourtney me Travis Barker.

Tani që Kourtney është me Travis, sado e vështirë të jetë, më duhet të vazhdoj përpara.

Scott u nda me themeluesen e Poosh në vitin 2015. Ata kanë tre fëmijë së bashku. Por ndërsa ai është pajtuar me humbjen e saj, Disick rrëfeu tha se ende po lufton me ndjenjën e “lënies jashtë” nga pjesa tjetër e familjes.

Të ndihesh i lënë jashtë dhe të mos më thuhet asgjë është shumë e dhimbshme, veçanërisht kur nuk kam një familje tjetër ku të shkoj. Unë do të preferoja të jem rreth Kourtney dhe Travis dhe të jem pranë familjes sime sesa të mos jem fare.

Scott tha se tanimë ai e ka humbur miken e saj më të mirë.

Ishte e vështirë humbja romantike e Kourtney-t, por humbja e saj si shoqe do të thoja që është ndoshta një nga gjërat më të vështira në jetën time.

Sidoqoftë, Scott deklaroi se dëshiron që Barker ta bëjë atë të lumtur. Së fundmi, Kourtney ka treguar se si ajo dhe partneri i saj gjetën më në fund dashurinë pasi ishin miq prej vitesh, në episodin e parë të ‘The Kardashians’. Ndoshta do të habiteni por Kourtney ka zbuluar se ishte ajo që fillimisht bëri hapin e parë në nisjen e kësaj romance. 42-vjeçarja shpjegoi se ata u afruan më shumë gjatë pandemisë.

Dasma e Kourtney Kardashian në Las Vegas me Travis Barker është pritur me lavdërime nga mamaja e saj Kris Jenner. 43-vjeçarja nëna e tre fëmijëve tha “Po” në një ceremoni sekrete natën vonë në “One Love Chapel”, diçka që ajo u paralajmërua të mos e bënte me ish-in e saj Scott Disick. Kris Jenner me sa duket ka shprehur miratimin e saj për dasmën.