Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Gjithçka merr fund, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied divorcohen!

Së fundmi aktorja e njohur Natalie Portman dhe Benjamin Millepied kanë finalizuar divorcin pasi morën vendimin për t’u ndarë në heshtje pas tradhëtisë së tij. Ylli i “Black Swan” bëri kërkesë për divorc nga koreografi tetë muaj më parë dhe tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat.

Këtë informacion e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj për People. Portman paraqiti kërkesën në muajin korrik dhe divorci u finalizua muajin e kaluar në Francë. Aktorja fituese e Oscar-it dhe Millepied, 46 vjeç, ishin të martuar për 11 vjet. Ishte Page Six ai që dha lajmin në qershor të vitit 2023 se regjisori dyshohet se e tradhtoi Portmanin me një grua 25-vjeçare të quajtur Camille Étienne.

Dyshja, e cila u martua në vitin 2012, u nda për herë të parë në 2022 ku më pas ia dolën të përballonin problemet e tyre martesore, por gjithçka mes tyre u trondit edhe një herë nga zbulimet se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me aktivisten e re. Një burim në atë kohë u shpreh se:

Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat. Beni po bën gjithçka që mundet për ta bërë Natalie që ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre.

Burimi shtoi se Portman është mjaft private dhe se fokusi i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve. Aktorja e “May December” nxiti thashethemet për një divorc të mundshëm në muajin janar të këtij viti kur intervista e saj me Wall Street Journal zbuloi se ajo jetonte në Francë me fëmijët e saj por nuk përmendej Millepied.