Celebrities Music

Gjithçka që duhet të dini për “MTV Video Music Awards”!

Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me “MTV VMA” edhe pse datat e eventit po afron shumë shpejt. “MTV Video Music Awards” do të mbahet në datën 12 shtator. Pritet që të jetë një event që do të premtojë shumë spekatël. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe mezi presin që një nga eventet më madhështor të vitit të organizohet.

Përpos këngëtarëve të njohur si: Olivia Rodrigo, Lil Nas X, Shawn Mendes edhe shumë e shumë të tjerë që pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga publiku, ajo çfarë bie në sy janë prezantuesit e këtij viti ku emrat si: Billie Eilish, Megan Fox apo Travis Baker nuk mungojë. Ata ndodhen në krye të listës dhe gjithashtu do të paraqesin fituesit e çmimeve gjatë mbrëmjes.

Meqë u përmend Billie Eilish dhe Travis Barker vlen të themi se ata përveçse do të shpërndajnë çmimet, janë gjithashtu të nominuar në disa kategori. Kujtojmë se Billie Eilish po korr një sukses të jashtëzakonshëm si në botën e muzikës ashtu edhe në botën e kinematografisë. Ndërkohë që Travis Barker po përjeton një romacë shumë të zjarrtë me yllin e “KUWTK” Kourtney Kardashian. Barker pritet gjithashtu që të performojë “papercuts ” me Machine Gun Kelly-n.

Ajo çfarë vlen të përmendet është edhe pjesëmarrja e gjimnastes olimpike Simone Biles, e cila fitoi medaljen e bronzit në trarin e ekulibrit në ‘Lojërat Olipike Tokio 2021’. Gjithashtu nga bota e sportit, ylli i ‘MMA’ Conor McGregor nuk do të mungojë.

Sa i përket botës së modës, aktori Billy Porter është një tjetër prezantues dhe ka të ngjarë të mahnisë të gjithë të pranishmit me një pamje tjetër tërheqëse siç ai e ka fiksim gjithmonë. Lista përfshin gjithashtu Megan Fox, Avril Lavigne, Hailey Biber dhe bashkëshortin e saj Justin Biber i cili pritet të performojë.

“VMA MVA” si asnjëherë më parë do të organizohen nga këngëtarja dhe reperja e njohur Doja Cat e cila gjithashtu është e nominuar në kategorinë e “Video of the Year”. Rikujtojmë se reperja Nicki Minaj ka bërë të ditur që nuk do të marrë pjesë këtë vit në këtë event. Gjithashtu para pak kohësh është publikuar edhe lista e plotë e të nominuarve.