Tech

Google nuk ka kohë për të humbur, prezanton versionin Gemini 1.5!

Është fillimi i një epoke të re të Inteligjencës Artificiale në Google, epoka e Gemini. Gemini është produkti më i fundit i Google, të cilin Pichai e prezantoi për herë të parë në konferencën e zhvilluesve I/O në qershor dhe tani po lançohet për publikun. Bëhet fjalë për një platformë që thuhet se u testua për zgjidhjen e shumë problemeve në disa fusha, përfshirë matematikën dhe shkencat humane.

Gemini është një model i ri dhe i fuqishëm i inteligjencës artificiale nga Google që mund të kuptojë jo vetëm tekstin, por edhe imazhet, videot dhe audion. Si një model multimodal, Gemini përshkruhet si i aftë për të kryer detyra komplekse në matematikë, fizikë dhe fusha të tjera, si dhe për të kuptuar dhe gjeneruar kode me cilësi të lartë në gjuhë të ndryshme programimi.

Aktualisht është i disponueshëm përmes integrimeve me Google Bard dhe Google Pixel 8 dhe gradualisht do të shpaloset në shërbime të tjera të Google. Disa ditë më parë gjiganti teknologjik Google zbuloi modelin e tij të gjeneratës së ardhshme, Gemini 1.5 edhe pse Gemini 1.0 u lançua në dhjetor. Tani, ky model i ri thuhet se vjen me përmirësime të mëdha nga modeli paraardhës, duke përfshirë një dritare më të gjatë konteksti, kuptim më të mirë dhe një performancë të përmirësuar të përgjithshme.

Modeli është aq i avancuar sa CEO i Google, Sundar Pichai tha se versioni 1.5 Pro që Google po e lanson për testim të hershëm, arrin cilësi të krahasueshme me 1.0 Ultra, modeli më i avancuar gjuhësor (LLM) i kompanisë.

Dritaret më të gjata të kontekstit na tregojnë premtimin e asaj që është e mundur. Ato do të mundësojnë aftësi krejtësisht të reja dhe do të ndihmojnë zhvilluesit të ndërtojnë modele dhe aplikacione shumë më të dobishme. 

Gemini u krijua nga Google dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, dhe u lançua si modeli më i avancuar i kompanisë deri më sot. Google DeepMind dha gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Gemini. Google e përshkruan Gemini si një model fleksibël që është i aftë të funksionojë në çdo gjë, nga qendrat e të dhënave të Google deri te pajisjet celulare. Për të arritur këtë shkallë, Gemini po lançdohet në tri modalitete: Gemini Nano, Gemini Pro dhe Gemini Ultra.