Google ka prezantuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet me anë të videos. Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi. Bëhet e ditur se përdoruesit e Android dhe iPhone globalisht do të kenë qasje në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, por ai do të mbështesë vetëm gjuhën angleze në fillim.
Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale. Google prezantoi rezultatet e gjeneruara nga AI në krye të disa pyetjeve të kërkimit këtë vit, me rezultate të përziera. Në maj, funksioni tërhoqi kritika për dhënien e përgjigjeve të çrregullta dhe të pasakta. Por, rezultatet që atëherë janë bërë më të mira.
Shefja e kërkimit të Google, Liz Reid tha se aftësia e re do t’i lejojë njerëzit të bëjnë pyetje rreth botës rreth tyre më lehtë. Përveç prezantimit të një mënyre për të kërkuar me video, Google ka lëshuar gjithashtu disa përditësime të tjera. Ajo thotë se ka përmirësuar rezultatet e saj të blerjeve, të cilat tani do të përfshijnë rishikime dhe informacione për çmimet nga shitës të ndryshëm. Gjithashtu po prezanton një konkurrent për aplikacionin identifikues të muzikës Shazam, i cili është në pronësi të Apple.
Kompania Google ka një funksion që i lejon asaj të regjistrojë fshehurazi zërat e përdoruesve dhe t’i ruajë ato për qëllime të ndryshme. Google ruan audio regjistrimet e aktivitetit të përdoruesve në internet dhe në aplikacione, duke përfshirë kërkimin verbal, asistentët dhe hartat, të gjitha me synimin për të përmirësuar teknologjinë e njohjes së zërit. Një ekspert i teknologjisë zbuloi kohët e fundit një “kod mashtrimi” që ai pretendon se mund të parandalojë Google që të regjistrojë aktivitetet që përdoruesit bëjnë në telefonat e tyre. Përdoruesit mund të personalizojnë llogarinë e tyre të Google duke zgjedhur cilësimet e duhura në seksionin “Data and privacy”, ku mund të bllokojnë hyrjen në mikrofon dhe kamerë.