Celebrities Gossip Showbiz

Greta Koçit “i ka ngelur sahati 16”!

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

Megjithatë, duket se kjo gjë i pëlqen shumë Gretës, e cila nga viti në vit nuk harron asnjëherë që ta përmend këtë edhe pse tanimë është plot 30 vjeçe. Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet së bashku me tortën (pa harruar detajin e numrit “16”) këngëtarja ka treguar se sot feston ditëlindjen.

Sapo mbusha 16 vjeç. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja

Epo, u bëfsh edhe 116 vjeç Greta…

Para pak kohësh, këngëtarja ndodhej në Kosovë për të pushuar së bashku me motrën e saj, Enin dhe Genc Prelvukaj-n. Të paktën kështu menduam ne, por që mund të ketë qenë prezent ndoshta edhe bashkëshorti i Gretës. Artistes në disa video të publikuara në Instagram i binte në sy unaza tradicionale e martesës që mbante në gisht, ndaj menjëherë kanë lindur dyshimet që Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi.

Së fundmi, kujtojmë se kënga më e fundit e Gretës është “Trëndafilat” dhe ka plot 5 muaj që është publikuar. Artistja ende nuk ka njoftuar për ndonjë projekt të ri muzikor kohëve të fundit.