Botë e Çuditshme

Habit gruaja angleze: “Nëse jeni lodhur nga burrat, ju rekomandoj alienët”!

Një grua angleze ka deklaruar se ka rënë në dashuri me një jashtëtokësor të padukshëm, duke shtuar se ai është më i mirë në shtrat se çdo tokësor. Emanuela Rose, e cila banon në Londër, është shprehur në një emision televiziv se u njoh me jashtëtokësorin pasi ai e rrëmbeu nga apartamenti i saj.

Kemi një vit të lidhur dhe tani mendojmë të martohemi. UFO-t nuk kanë formë njerëzore dhe nuk shihen dot me sy të lirë.

Kur u pyet për marrëdhënien intime të saj me jashtëtokësorin, Emanuela u shpreh:

T’i krahasosh me burrat, janë 1 milion herë më mirë. Nëse jeni të lodhur nga burrat, unë rekomandoj alienët.

Përveç diskutimit për jetën e tyre të dashurisë, Emanuela zbuloi se dëshironte më shumë angazhim nga partneri i saj dhe tha se edhe ai është gati ta çojë lidhjen më tej.

Ai u përpoq të propozonte, por unë jam shumë tradicionale. Unë dua një unazë. Në thelb ai nuk ka para. Kështu që unë thjesht shpresoj se ndoshta me kalimin e kohës, ne mund të kursejmë paratë.

Shumë përdorues të Twitter u shtangën nga kjo deklaratë me disa që supozuan se programi po shfrytëzonte të ftuarën. Dikush komentoi:

Shkëlqyeshëm të shohësh #ThisMorning me të ftuar të sëmurë mendorë.

Një tjetër shkroi:

Kjo grua ka nevojë për ndihmë dhe jo reklamë.

Një i tretë tha:

Pse ka akoma njerëz të tillë? Ajo ka nevojë për ndihmë, është e tmerrshme. 

Rikujtojmë, se sipas një raporti të Pentagonit, një grua po pretendon se mbeti shtatzënë pas një takimi me një UFO. Raporti, i titulluar “Efektet anormale akute dhe subakute në indet njerëzore dhe biologjike”, detajon ndikimin që takimet me UFO-të kanë pasur në shëndetin e njerëzve dhe liston një mori efektesh anësore të çuditshme.

Ndër listën e madhe të efekteve fiziologjike njerëzore të lidhura me UFO-t janë: paraliza, humbje e perceptuar e kohës, lëndime në sy, djegiet, amnezi, humbja e zërit, pagjumësi, marramendje, takime seksuale, renia e flokeve madje edhe vdekja.