Celebrities Gossip Showbiz

Habituni ose jo por Kylie Jenner nuk do që Stormi të ndjekë hapat e saj…

Së fundmi, në trailerin e ri të sezonit 3 për “The Kardashians”, miliarderja Kylie Jenner ka shprehur keqardhjen sa i përket ndryshimeve në fytyrën dhe trupin e saj. “Të gjithë ne duhet të flasim më seriozisht për standardet e bukurisë që po vendosim”, u thotë 25-vjeçarja motrave të saj. Më pas ajo thotë se nuk dëshiron që vajza e saj 5-vjeçare, Stormi, të ndjekë hapat e saj kur bëhet fjalë për procedurat estetike.

Nuk dua që vajza ime të bëjë gjërat që bëra unë. Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë.

Në fillim të këtij muaji, Kylie tregoi në një intervistë me HommeGirls për ndërhyrjet që kishte bërë.

Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt dhe në të vërtetë nuk isha! Kam bërë filler buzësh dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.

Rikujtojmë, se së fundmi Range Rover i zi i Kylie Jenner u pa duke mbërritur në rezidencën e Timothée Chalamet në Beverly Hills, duke nxitur më tej thashethemet për romancën mes të dyve. Javën e kaluar, thashethemet filluan të qarkullojnë për yllin e “Kardashians”. Asnjëra palë nuk është përgjigjur publikisht ndaj spekulimeve të përhapura dhe përfaqësuesit e çiftit nuk i janë përgjigjur kërkesave të përsëritura të Page Six për koment. Megjithatë, mediat sociale janë ndezur nga opinionet e fansave për çiftin e ri të mundshëm.