Horoskopi Lifestyle

Harrojeni t’ju qerasin me ndonjë kafe, shenjat më koprrace të zodiakut!

Disa shenja të zodiakut duket se zakonisht janë ‘dorështrënguar’. Sigurisht, pothuajse të gjithë janë ‘dorështrënguar’ për shkak të rrethanave, por shenjat e mëposhtme janë ‘dorështrënguesit’ më të mëdhenj.

Demi

Demi është shumë i kujdesshëm me paratë e tij. Për të bërë një blerje shikon me detaje disavantazhet, avantazhet, ndërsa pyet edhe disa persona të afërt derisa të marrë vendimin për të blerë diçka. Gjithashtu, Demi është gjithmonë në kërkim të ofertave dhe nuk i pëlqen ata që kanë para.

Binjakët

Binjakët janë ata persona që nuk lënë asnjëherë bakshish. Qoftë në një bar apo në një restorant, edhe pse mbeten të kënaqur nga cilësia e shërbimit nuk e shohin të nevojshme çështjen e bakshishit.

Luani

Me Luanët çështja është paksa e komplikuar, pasi në shoqëri ai dëshiron të kalojë kohë, të dëfrehet, të shkojë në vënde të bukura e të shtrenjta, por nuk dëshiron nga ana tjetër as të shpenzojë para. Ju që keni një Luan në shoqëri si ja bëni me këta persona?

Bricjapi

Bricjapi nuk dëshiron t’i shpenzojë pa qenë e nevojshme paratë e tij. Në supermarket nuk do të marrë asnjëherë gjëra të panevojshme. Nëse e diskutoni çështjen e koprracisë tek një Bricjap, ai do t’ju thotë se i fiton paratë e tij me vështirësi dhe nuk dëshiron t’i shpërdorojë ato në mënyrë të panevojshme.