Celebrities Gossip Showbiz

“Harroji 10 pikët nga Olta…”, Luiz Ejlli i kthehet Ina Kollcakut në provat e “DWTS”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Luiz Ejlli është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm në provat e Ina Kollçakut partnerin e saj në kërcim, Eltionin. Ejlli i kërkon Inës që të kërcejnë thjesht një vals dhe këtu ajo i kërkoi që të këndonte këngën e kolonës zanore të “Në Kuadër të Dasurisë”, “Pa ty”. Duke qeshur, artisti i kthehet: “Harroji 10 pikët edhe nga Olta”.

Luizi: Me të kënduar ty “Pa ty”?

Ina: Po këndoje për publikun

Luizi: Harroji 10 pikë edhe nga Olta, rri urtë

Ina: I kam harruar me kohë

Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit kur fustani iu zbërtheu papritur. Teksa po analizonin kërcimin e Sardi Strugajt, aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi.