Celebrities Gossip Showbiz

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz shijojnë pushimin romantik në Miami!

Ajo ka qenë në një pushim piktoresk në Miami me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz. Heidi Klum vazhdoi të tregonte trupin e saj të jashtëzakonshëm teksa pozonte në plazh. Supermodelja, 49 vjeçe, veshi një bikini Dolce & Gabbana, teksa ishte në plazhin e Floridës.

Ajo ka pozuar për një foto si dhe një video në Instagram. Heidi ndodhet prej disa javësh në Miami me pushime me bashkëshortin Tom Kaulitz. Heidi u martua me Tom, i cili është kitaristi i grupit Tokio Hotel, në vitin 2019.

Ata u lidhën për herë të parë në mars të 2018-ës dhe dolën publikisht me lidhjen e tyre dy muaj më vonë. Ata u fejuan në prag të Krishtlindjeve 2018 dhe u martuan në shkurt 2019 privatisht dhe mbajtën një ceremoni në një jaht në Itali në gusht 2019.

Kujtojmë se pak ditë më parë Heidi Klum ‘ngriti temperaturat’ kur u zhvesh për një foto të re të zjarrtë. Supermodelja 49-vjeçare ndau një imazh bardh e zi në të cilin doli krejtësisht nudo teksa ishte shtrirë mbi një shtrat.

‘Kthehu në shtrat, Baby’, shkroi në mbishkrim ish-engjëlli i Victoria’s Secret, duke shtuar një emoji me zemër të kuqe. Barku i tendosur i yllit të pasarelës u shfaq plotësisht ndërsa ajo u shtri në çarçafët e bardhë dhe ngriti këmbën e saj mbi gjysmën e poshtme të trupit.