Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, kanë zgjedhur Karaibet për t’u shkëputur nga rutina dhe për të shijuar disa ditë relaksi larg zhurmës së New Yorkut. Çifti u fotografua të dielën në plazhet e St. Barths, duke reflektuar qetësi, afeksion dhe një romancë që duket më e fortë se kurrë.
Supermodelja 52-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa shfaqej në plazh me bikini të ngushta me printim qershie, duke ekspozuar format e saj të tonifikuara.
Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte peshqiri me fytyrën e Tom Kaulitz, me të cilin Klum po tharte trupin pas notit, një gjest që u interpretua si dëshmi e humorit dhe lidhjes së tyre të ngushtë.
Nga ana tjetër, Kaulitz, 36 vjeç, u shfaq në formë të shkëlqyer, pa bluzë dhe me mbathje noti me printim leopardi, duke kompletuar pamjen relaksuese të pushimeve tropikale.
Sipas DailyMail, çifti dukej i qeshur, i afërt dhe i përqendruar vetëm te njëri-tjetri, larg çdo angazhimi profesional.
Kjo nuk është hera e parë që Heidi dhe Tom shfaqen pa komplekse në plazh. Më herët, Klum ishte fotografuar topless, teksa argëtohej me kanoe së bashku me bashkëshortin, duke treguar edhe një herë se nuk ka frikë të shprehë lirinë dhe vetëbesimin e saj.
Historia e dashurisë mes tyre nisi në mars të vitit 2018, kur u panë për herë të parë duke shkëmbyer një puthje pasionante pas një eventi të organizuar nga Lorraine Schwartz. Marrëdhënia u zhvillua me shpejtësi dhe në dhjetor të po atij viti, Kaulitz i propozoi martesë.
Vetëm shtatë muaj më vonë, ata u martuan në një ceremoni private, për t’u ndjekur nga një festë luksoze në Capri të Italisë, në gusht 2019.
Tom Kaulitz është bërë gjithashtu pjesë aktive e jetës familjare të Heidi Klum, duke ndihmuar në rritjen e katër fëmijëve të saj: Leni, Henry, Johan dhe Lou.
Vetë Heidi ka deklaruar shpesh se ndihet rehat në trupin e saj dhe se ruajtja e formës është rezultat i një kombinimi mes ushqimit të shëndetshëm, palestrës dhe një qëndrimi pozitiv ndaj vetes.
Pushimet në Karaibe duket se janë dëshmia më e fundit se supermodelja vazhdon të jetë në formë dhe e dashuruar, pa u ndikuar nga mosha apo opinioni publik.