Bota

Hetime tragjedisë me 8 viktima në festivalin e Teksasit kur performonte Travis Scott!

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, autoritetet amerikane po hetojnë rrethanat e vdekjes së 8 personave në festivalin muzikor “Astroworld Festival”. Sipas kryebashkiakut të Hjustonit, Sylvester Turner, ngjarja tragjike ndodhi kur në skenë performonte reperi amerikan, Travis Scott dhe njerëzit filluan të shtyheshin për nga skena.

Disa persona u rrëzuan dhe u shkelën nga turma, çka rezultoi fatale për një pjesë. Viktimat ishin të moshave 14-27/vjeç ndërsa 13 vetë u plagosën më 5 nëntor e vazhdojnë të trajtohen në spital.

Turner konfirmon se policia po kontrollon regjistrimet e kamerave të zonës e skenës, si dhe po kontakton e pyet dëshmitarë, organizatorët e koncertit e të lënduarit.
Ky është hetim shumë, shumë aktiv dhe ne do të jemi të përfshirë në të, derisa të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht!

Të mbijetuarit e kanë përshkruar skenën si tejet kaotike, pasi njerëzit shtypën njëri-tjetrin për të marrë frymë. Të pranishëm ishin rreth 50 mijë persona e festivali “Astroworld”, i iniciuar nga Scott në vitin 2018 duhej të vazhdonte edhe dje, por u ndërpre për shkak të ngjarjeve tragjike që pasuan.