Celebrities Gossip Showbiz

‘Hirushja moderne’, Taylor Swift surprizon me videoklipin në albumin e saj të fundit!

Taylor Swift u transformua nga Hirushja në një kërcimtare në videoklipin e mbushur me yje për këngën e saj Bejeweled, nga albumi i saj i ri Midnights. Në një moment në video, këngëtarja 32-vjeçare, performoi një rutinë burleske me Dita Von Teese, 50, duke shfaqur dyshen me syze të mëdha, ndërsa mbanin korse.

Videoja ishte plot me personazhe të famshëm, duke përfshirë aktoren Laura Dern, motrat Haim, grimierin Pat McGrath dhe producentin Jack Antonoff. Videoja fillon me Taylor, me një fustan të bardhë të copëtuar teksa pastron në një papafingo.

Papritur motrat e saj, Lady Danielle, Lasy Este dhe Lady Alana, të luajtura nga Este, Danielle dhe Alana Haim, shfaqen me fustanet e tyre të pastra dhe fillojnë të diskutojnë se si do të fitojnë një princ. “Më falni, ai do të më zgjedhë mua”, mburret njëra prej tyre. Më pas atyre u bashkohet njerka e keqe e Taylor, e luajtur nga Laura Dern, 55 vjeç.

“Epo, unë do të helmoj të gjitha vajzat e tjera të fshatit!” zbulon ajo. “Po mami!” brohorasin ato. Megjithatë, motrat zbulojnë se konkursi për zemrën e princit ka rregulla të ndryshme këtë vit, dhe në vend që të shfaqen në veshje të nxehta vajzat duhet të hyjnë në një konkurs talentesh dhe kushdo që fiton të marrë çelësat e një kështjelle dhe një propozim martese nga princi.