Celebrities Gossip Magazine Music Showbiz

Fansat janë të bindur që historia do të përsëritet/Taylor Swift zbulon emrin e bebit të Blake Lively dhe Ryan Reynolds?

Fansat e Taylor Swift janë të bindur se ajo zbuloi emrin e foshnjës së katërt të shokëve të saj të ngushtë Blake Lively dhe Ryan Reynolds në një varg të këngës së saj, “You’re On Your Own, Kid”. Pak muaj përpara ardhjes në jetë të foshnjës së çiftit, i cili pritet të lind në shkurt ose mars të 2023, përdoruesit e Twitter-it u çmendën nga ideja se ylli i popit kishte zbuluar publikisht emrin e foshnjës.

Ndërsa teoria mbetet e pakonfirmuar, “Swifties” besojnë se ata deshifruan enigmën e emrit që aktori i “Deadpool”, 45 vjeç dhe gruaja e tij, 35 vjeçe, po planifikojnë ta quajnë të voglën e tyre ‘Daisy May’. Emri u shkëput nga teksti i këngës së Swift. Kjo vjen dy vjet pasi ajo ndau emrin e vajzës së Lively dhe Reynolds në këngën e saj emocionale, “Betty”. Në të njëjtin album, “Folklore”, 11-herë fitues i çmimit “Grammy”, ylli i muzikës shfaqi edhe emrat e fëmijëve të tjerë të çiftit, James, shtatë vjeç dhe Inez, gjashtë vjeç, në hit.

Në atë kohë, ajo konfirmoi se ‘i emërtoi të gjithë personazhet në këtë histori sipas fëmijëve të miqve të saj’. Për më tepër, Swift u dha fansave një pasqyrë më të thellë rreth kuptimit të këngës së saj, e cila tregohet nga një këndvështrim mashkullor për një djalë adoleshent që përpiqet t’i kërkojë falje “Betty”-t, të cilën ai e tradhtoi.

Autorja e hiteve të suksesshme si “Black Space” dhe aktorja janë mike që nga viti 2015, kështu që nuk është çudi që ajo t’i përfshinte anëtarët e rinj që do i shtohen familjes së aktores. Ndërsa pranoi çmimin e albumit të tretë të vitit për “Folklore” në 63-të vjetorin e çmimeve “Grammy” në 2021, Swift na rikujtoi emrat e fëmijëve të miqve të saj përsëri.