Celebrities Showbiz

Hitet e tij kanë ‘thyer’ rekorde klikimesh, çelësi i suksesit të Bruno Mars!

Ai është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës botërore dhe hitet e tij kanë thyer rekorde klikimesh. E kemi fjalën për Bruno Mars. Në një nga intervistat e tij së fundmi, artisti fitues i Grammy-t, ka treguar se e ka ndërtuar karrierën e tij duke krijuar muzikë të mirë dhe duke përsosur një aftësi kryesore, ndershmërinë.

Ai tha se të mësuarit për t’i besuar shpirtit të tij dhe kultivimi i vetëdisiplinës ekstreme e ka ndihmuar të ketë sukses në muzikë dhe biznes.

Çfarëdo që jeni duke bërë thjesht duhet të jeni të sinqertë, kjo është bërë me të vërtetë gjëja më e rëndësishme për mua në karrierën time. Pra, nëse jam duke shkruar një këngë, duhet të jem i sigurt se kjo është më e mira që mund të bëj, thellë në shpirtin tim dhe se nuk kam marrë asnjë rrugë të shkurtër. Duhet të besoj vërtet në atë që po bëj që të funksionojë.