Celebrities Gossip Showbiz

Hyn fshehurazi në shtëpinë e Rihanna-s për t’i propozuar për martesë, i riu e pëson keq!

Së fundmi një burrë është përpjekur të hyjë fshehurazi në shtëpinë e Rihanna-s për t’i kërkuar dorën për martesë. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles konfirmoi për Page Six se burri u arrestua në adresën e shtëpisë së yllit të popit në Beverly Hills. Burri udhëtoi gjatë gjithë rrugës nga Karolina e Jugut për t’i propozuar për martesë yllit të R&B përpara se planet e tij të prisheshin nga ekipi i saj i sigurisë.

Stafi i Rihannas thirri menjëherë policinë dhe burri, u shoqërua në pranga. Nuk dihet nëse Rihanna, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe ASAP Rocky, ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja. Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i është dashur të përballet me vizitorë të padëshiruar që shfaqen në pragun e saj. Në vitin 2018, një burrë i quajtur Eduardo Leon u arrestua pasi ai dyshohet se hyri në shtëpinë e fitueses së Grammy në Hollyëood Hills dhe priti atje për më shumë se 12 orë.

Është një epokë e re për superyllin e popit Rihanna dhe partnerin e saj, reperi A$AP Rocky, e cila sapo ka nisur. Në një intervistë të re me British Vogue, fituesja e çmimeve Grammy tha për A$AP Rocky:

Ne jemi miqtë më të mirë me një fëmijë. Gjithmonë kemi shkuar mirë gjatë marrëdhënies sonë, por gjithçka ndryshon kur ke një fëmijë, por nuk do të thosha se kjo ka qenë di, por na ka bërë më të afërt.