Auto & Moto Tech

Hyundai prezanton konceptin e dytë të një taksie elektrike fluturuese!

Hyundai dhe divizioni i saj, Supernal prezantuan konceptin e automjetit të tyre të dytë elektrik me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL) në CES. Bëhet fjalë për konceptin S-A2, i cili është një evolucion i S-A1 origjinal, i cili u prezantua në CES 2020. Ky koncept ka evoluar në formë të gatshme për prodhim dhe zbulon vizionin e Hyundai dhe Supernal për të ardhmen e lëvizshmërisë ajrore. S-A2 ka tetë helikë të përkulshëm dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 193 km/h. Lartësia maksimale e fluturimit është 457 metra.

Hyundai thotë se taksitë fluturuese të prodhimit eVTOL fillimisht do të dizajnohen për udhëtime të shkurtra prej 40 deri në 64 kilometra, duke i bërë ato më të përshtatshme për qytetet ku udhëtimet e shkurtra mund të zgjasin shumë. Për të siguruar që të mos shqetësojë banorët, rotorët e S-A2 gjenerojnë vetëm 65 dB zhurmë gjatë ngritjes dhe 45 dB gjatë fluturimit.

Pjesa e brendshme përmban katër sedilje pasagjerësh, të cilat dallohen qartë nga sediljet e pilotit. Ato janë bërë nga materiale të industrisë së aviacionit që thithin energji, të gjitha për qëllime sigurie. S-A2 është projektuar kryesisht për transport ajror dhe do të përdorë të ashtuquajturat vertiports për ngritje dhe ulje.

Pasagjerët do të pranohen dhe dorëzohen në këto lokacione, pas së cilës ata do të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në destinacionet e tyre përfundimtare. Koncepti nuk është aktualisht funksional për fluturimet e pasagjerëve, por në parkingun e Qendrës së Konventave në Las Vegas është e mundur të përjetoni një fluturim të simuluar mbi Los Angelos. Versioni përfundimtar i eVTOL do të jetë gati për treg në vitin 2028.

Rikujtojmë, se kompania Archer Aviation ka thënë së fundmi se synon të prodhojë rreth 250 taksi ajrore elektrike me bateri në vitin 2025 dhe të rrisë prodhimin në vitet në vijim, pasi vendosi një qëllim për të certifikuar aeroplanin e saj deri në fund të vitit 2024. CEO, Adam Goldstein për Reuters tha në një intervistë se:

Në vitin tonë të parë, ne do të ndërtojmë 250 aeroplanë, në vitin tonë të dytë ne do të ndërtojmë 500 aeroplanë, në vitin tonë të tretë do të ndërtojmë 650 aeroplanë dhe më pas do ta rrisim atë në rreth 2,000 në vit.