General Motors dhe Hyundai kanë zyrtarizuar partneritetin për zhvillimin e pesë automjeteve të reja, pas muajsh spekulimesh. Bashkëpunimi do të fokusohet kryesisht në tregjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Prodhuesit kanë konfirmuar se modelet do të përfshijnë një makinë kompakte, një crossover kompakt, një kamionçinë të vogël dhe një të madhësisë mesatare që do të zhvillohet nga GM.
Hyundai do të udhëheqë zhvillimin e pjesës tjetër të gamës dhe të gjitha modelet do të kenë mundësinë të përdorin motorë me djegie të brendshme ose sisteme hibride. Furgoni komercial, që pritet të lançohet në vitin 2028, do të ndërtohet në SHBA dhe do të jetë një version më i vogël i Chevrolet BrightDrop. Përveç automjeteve, kompanitë do të bashkëpunojnë edhe për burime të përbashkëta në logjistikë, transport dhe materiale të papërpunuara. Ky partneritet synon të sjellë më shumë opsione për konsumatorët me kosto më të ulët dhe kohë më të shkurtër deri te lançimi.
Ndërkaq, shumë pronarë makinash elektrike sot i karikojnë automjetet e tyre duke paguar direkt në stacionin e karikimit, pa qenë anëtarë apo abonentë të kompanive që menaxhojnë këto stacione. Ky lloj karikimi quhet karikim ad hoc dhe përfshin pagesë një herë. Para një viti, BE-ja, përmes rregullores AFIR, vendosi që të gjithë stacionet e karikimit duhet të ofrojnë këtë opsion. Megjithatë, tani Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) paralajmëron për mangësitë e karikimit ad hoc.
Është kryer një test i gjerë në stacionet e karikimit pranë autostradave, ku janë studiuar ndryshimet në çmime midis karikimit me anëtarësi dhe pa anëtarësi. Diferencat në çmime u treguan shumë të mëdha dhe karikimi i makinës elektrike pa anëtarësi është shumë më i shtrenjtë. Në një prej stacioneve, çmimi ndryshonte deri në 62 për qind. Përveç çmimeve, teknologjia ndonjëherë nuk ishte e përshtatshme për konsumatorët. Disa pika pushimi dhe stacione për kamionë ende kanë stacione të vjetra pa lexues kartash, të cilat mund të përdoren vetëm përmes kodit QR, kartës së përdoruesit ose aplikacionit të ofruesit përkatës.