Celebrities Showbiz

I dashuri i saj i zemrës feston ditëlindjen dhe Rita Ora nuk kishte si të mos na ofronte disa pamje nga festa!

Prej kohësh tanimë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Taika Waititi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre publikisht dhe duket se po jetojnë ditët me të mira krah njëri tjetrit. Së fundmi, aktori dhe regjisori i njohur ka festuar 46-vjetorin e lindjes dhe brenda festës së tij në Londër, kishte shumë të pranishëm mes tyre edhe aktorja Kristen Stewart dhe vajza e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.

Vlen të theksojmë se kjo është ditëlindja e parë e Taika-s krah Ora-s dhe duket se e kanë shijuar pafund. Pamjet nga festa, Rita i ka publikuar edhe në rrjetin e saj social Instagram ku duket qartë që është kënaqur pafund në ditëlindjen e të dashurit të zemrës.

Rikujtojmë, se Rita ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles. Ylli mesa duket mezi po pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi. Rita thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë paund në një pallat me 6 dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë.

Ndërkaq, fotografi me famë botërore, Bryan Adams, ka realizuar së fundmi disa foto të 30-vjeçares për kalendarin “Pirelli 2022”. Adams është marrë dhe me realizimin e fotografive për të famshme të tjera, si Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit “On The Road”.