Food & Drink Health & Beauty

I konsumoni pothuajse gjithmonë bashkë kastravecin me domatet?! Nga sot e tutje nuk duhet ta bëni më!

Përzierja e domates dhe kastravecit në sallatë nuk është e rekomandueshme. Këto dy perime nuk kanë kohën e njëjtë të tretjes dhe kur merren njëkohësisht, ekziston rreziku i madh që të ndodhë fermentimi në lukth, gjë që më vonë mund të helmojë organizmin dhe të shkaktojë dhembje, ngërçe dhe fryrje. Përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh.

Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15. Domatja nga ana tjetër është një nga perimet me shumë vlera ushqyese, që mund të konsumojmë sidomos në stinën e verës kur lulëzon.

Njihet për veprimin e saj antikancerogjen por edhe përfitimet e saj të dobishme sidomos në çështjet e bukurisë. Megjithatë, edhe nëse shumë njerëz thonë se shumica e lëndëve ushqyese të një fruti ose perimesh gjenden në lëkurën e saj, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të konsumohet. Ndërkaq, ekzistojnë edhe disa kombinime të ushqimeve të cilat do të duhej t’i shmangni. Frutat u duhet mjaft kohë që të treten dhe nëse i hani menjëherë pas vaktit, do të qëndrojnë në lukth më gjatë dhe do të shkaktojnë refleks dhe probleme të tjera të tretjes.

Brumërat dhe djathi. Brumërat janë të pasura me amidon i cili tretet ndryshe nga proteinat, por qëndrimi në lukth shkakton fermentimin. Mish dhe djathë. Proteina të tepërta për lukthin tuaj. Bukë dhe lëngu i portokallit. Thartira e nevojshme për të zbërthyer lëngun mund të shkatërrojë enzimat që kanë rolin e zbërthimit të amidonit.

Frutat dhe djathi. Me këtë kombinim do të shtoni rrezikun e fryrjes. Bananet dhe qumështi. Ky kombinim ngadalëson tretjen. Pjepri dhe shalqiri. Këto dy perime do të duhej të konsumohen veçmas. Frutat dhe jogurti. Edhe pse ky kombinim është i njohur, ai ngadalëson tretjen dhe dëmton florën e zorrëve.