Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Të mirat që përfiton organizmi juaj nëse konsumoni kastravec të freskët!

Përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15. Për shkak se kastravecët rriten nga lulet dhe përmbajnë fara, ato janë teknikisht dhe botanikisht një frut dhe jo një perime. Kastravecët shpesh cilësohen si një superushqim për bukurinë kjo për shkak të vëllimit të lartë të ujit dhe aftësisë së lartë hidratuese.

Ky frut përmban vitaminë K dhe komponente bimore anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e qeskave dhe trajtimin e rrathëve poshtë syve. Por më e rëndësishme se përfitimet e bukurisë, është ndikimi i fuqishëm në shëndetin e zemrës tuaj. Rezulton se kastravecët mund të mbështesin sistemin tuaj kardiovaskular në mënyra të ndryshme. Kastravecët ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak. Dihet se regjimi ushqimor me pak karbohidrate, ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Por disa studime tregojnë se kastravecat, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak që do të thotë më pak dëmtim të enëve të gjakut dhe të nervave që kontrollojnë zemrën. Një studim tjetër tregoi se lëkura e kastravecit, e cila përmban shumë lëndë ushqyese dhe fibra, mposhti shumë shkaktarë të lidhur me diabetin. Pra, mos e qëroni lëkurën e kastravecit por pastrojeni mirë dhe konsumojeni. Konsumimi i tyre nxit zgjerimin e enëve të gjakut, i cili mund të ndihmojë në luftimin e hipertensionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Mjekët rekomandojnë që pacientët me tension të lartë të hanë ushqime me natrium të ulët dhe kastravecat janë një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë gjithashtu magnez dhe kalium, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut sepse eliminojnë natriumin nëpërmjet urinës. Studimet tregojnë se kastravecët janë të aftë në pastrimin e radikaleve të lira falë vetive të tyre antioksiduese.

Antioksidantët bllokojnë stresin oksidativ, procesi kimik që gjeneron radikale të lira e të dëmshme, të cilat kontribuojnë në kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se falë disa përbërjeve bimore që kastraveci përmban, mund të luftojë aterosklerozën që është grumbullimi i rrezikshëm të yndyrave në muret e arterieve.