Bota Health & Beauty

I sëmurë që nga vitet ’80, shërohet pacienti i katërt me HIV!

Një burrë që ka jetuar me HIV që nga vitet 1980 duket se është shëruar, rasti i katërt i tillë në botë. Atij iu dha një transplant i palcës së eshtrave për të trajtuar leuçeminë nga një dhurues që ishte natyralisht rezistent ndaj virusit. 66-vjeçari, i cili nuk dëshiron të identifikohet, ka ndërprerë mjekimin për HIV. Burri njihet si pacienti i “Qytetit të Shpresës” pas spitalit ku u trajtua në Duarte, Kaliforni.

Shumë nga miqtë e tij ndërruan jetë nga HIV në epokën përpara se ilaçet antiretrovirale t’u jepnin njerëzve një jetëgjatësi pothuajse normale.

Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja ditën.

Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut (HIV) dëmton sistemin imunitar të trupit. Kjo mund të çojë në AIDS (sindromi i mungesës së imunitetit të fituar) dhe trupi përpiqet të luftojë infeksionin. Në një deklaratë, burri tha:

Kur u diagnostikova me HIV në 1988, si shumë të tjerë, mendova se ishte një dënim me vdekje. Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja deri në ditën që nuk do të kisha më HIV.

Megjithatë, atij nuk iu dha terapia për HIV-in e tij, por sepse iu shfaq kanceri i gjakut, leuçemia në moshën 63-vjeçare. Ekipi mjekësor i burrit vendosi se ai kishte nevojë për një transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat e tij kancerogjene të gjakut. Rastësisht, dhuruesi ishte rezistent ndaj HIV. Virusi hyn në qelizat e bardha të gjakut të trupit tonë duke përdorur një portë mikroskopike, një proteinë e quajtur CCR5. Megjithatë, disa njerëz, duke përfshirë edhe donatorin, kanë mutacione CCR5 që mbyllin derën dhe mbajnë jashtë HIV-in.

Rikujtojmë, se një paciente me leuçemi në Shtetet e Bashkuara u bë gruaja e parë dhe personi i tretë që u shëruanga HIV pas transplantimit të qelizave staminale. Rasti, i prezantuar në Konferencën mbi Retroviruset dhe Infeksionet Oportunizite në qytetin amerikan të Denverit, ishte i pari që përfshin gjakun e kordonit kërthizor për të trajtuar leuçeminë akute mieloide, e cila fillon në qelizat e formimit të gjakut në palcën e kockave.