Art & Kulturë Bota Botë e Çuditshme

Identifikohet vendodhja e urës në sfondin e Mona Lisa-s?!

Historiani italian Silvano Vincetti pohon se Leonardo da Vinci ka pikturuar urën Romito pranë qytetit Laterina në provincën e Arezzo, në Toskanë, në pikturën e tij të famshme “Mona Lisa”. Sfondi i pikturës së Leonardos është diskutuar nga historianët e artit për dekada. Disa prej tyre ishin të bindur se fotografia tregonte një peisazh me urën Buriano, pranë Laterinës dhe të tjerë se ishte ura Bobbi në Piacenza.

Vincetti, megjithatë, duke përdorur dokumente historike, si dhe fotografi bashkëkohore dhe filmime me dron, arriti në përfundimin se ishte ura Romito ajo që frymëzoi Leonardon kur, në fillim të shekullit të 16-të, ai pikturoi atë portret. Në mbështetje të zbulimit të Vincettit, është fakti se Romito kishte katër harqe, siç shihet në foto, ndërsa Buriano dhe Bobio kishin më shumë.

Përtej lumit Arno, vetëm një hark nga Romito ka mbijetuar deri më sot dhe në dokumentet e familjes Medici të gjetura në arkiva, Vincetti zbuloi se ishte një nga rrugët më të ngarkuara të karvanëve në fillim të shekullit të 16-të. “Pikërisht në atë periudhë, nga viti 1501 deri në vitin 1503, Da Vinçi qëndroi në atë zonë, fillimisht në shërbim të kardinalit Cesare Borgia dhe më pas Piero Soderini, një burrë shteti nga Firence”,-tha Vincitti.

Duke matur gjerësinë midis brigjeve të lumit dhe duke përdorur gjatësinë e harkut të mbetur të urës, ai është absolutisht i bindur se do të nevojiteshin saktësisht katër harqe për të shtrirë lumin.