Celebrities Gossip Showbiz

Ikona e kinematografisë Robert De Niro humb betejën ligjore kundër ish-asistentes së tij!

Ikona e kinematografisë Robert De Niro është përfshirë së fundmi në një mosmarrëveshje ligjore me ish-asistenten e tij. Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve, Radar Online, konflikti ligjor mes aktorit të famshëm dhe ish-punonjëses së tij, Graham Chase Robinson, ka të bëjë me disa akuza për abuzim verbal të drejtuar ndaj saj nga aktori. Si i tillë, De Niro u paraqit në gjykatën federale për të dëshmuar kundër akuzave të Robinson, për të cilat ajo pretendon se aktori përdori sharje, dhe u angazhua në biseda të papërshtatshme telefonike me të.

Ndërkaq, bëhet e ditur se aktori i njohur e ka humbur betejën ligjore kundër ish-asistentes së tij. Gjykata vendosi që kompania e tij e prodhimit, Canal Pictures, t’i paguajë Graham kompensimin marramendës prej 1.2 milionë dollarësh. Shuma rezultoi e barabartë me pagën që do të kishte marrë në katër vitet pas pushimit nga puna, gjatë të cilave, pavarësisht se kishte bërë mbi 600 aplikime, ajo nuk arriti të gjente punë.

Robinson shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin e gjykatës. E reja filloi të punonte në kompaninë e De Niros në vitin 2008, duke u ngjitur gradualisht në pozicionin e zëvendëspresidentes, kur dha dorëheqjen në prill 2019. Ajo pretendon në padinë e saj se De Niro i kërkonte asaj pune si larja e çarçafëve dhe kruarja e shpinës. Paditësja shton se është paguar më pak se një koleg mashkull me detyra të ngjashme.

Mosmarrëveshja e tyre ligjore filloi kur kompania e De Niro-s e akuzoi ish-punonjësen në vitin 2019, për transferimin e një vlere 450,000 dollarë nga llogaria e kompanisë te stafi i saj. Ajo akuzohet nga aktori gjithashtu se ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë më shumë për sende personale, ushqime dhe udhëtime, akuza të cilat Juria e shpalli Robinson të pafajshme. De Niro u shpreh ndër të tjera për këto akuza se:

Unë kurrë nuk kam qenë abuziv me të.