Celebrities Showbiz

Iliri nuk i kursen kritikat për Beatrix pas daljes së saj nga “BBV”!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Ditën e kaluar Arbri dhe Iliri kanë folur rreth daljes së Beatrix duke thënë se nuk do të ishte nominuar asnjëherë në shtëpi, për shkak të miqësisë që ka me banorët e tjerë. Iliri theksoi se është i vetmi konkurrent që e ka nominuar Trixën për shkak se ndërhynte herë pas here në debatet me Donaldin.

Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim, sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri. Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, nuk kemi ardhur për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tonë.

https://www.instagram.com/p/CZHVy04B0Vs/