Design Lifestyle

Imazhet mahnitëse të hënës së parë të plotë të vitit 2022!

Hëna e parë e plotë e këtij viti, ndriçoi qiellin e natës të hënën dhe fotografët fiksuan të gjithë shkëlqimin e saj, në disa imazhe mbresëlënëse. E njohur ndryshe si “Hëna e ujkut”, ajo u emërua kështu pasi në besëtytnitë e ndryshme popullore, mendohej se ulërinin më shpesh në këtë periudhë të vitit.

Megjithatë, nuk është dëshmuar asnjë lidhje shkencore midis ujqërve që ulërijnë dhe hënës së plotë të kësaj periudhe. Përveç “Hënës së ujkut”, hëna e plotë e janarit njihet edhe me një sërë emrash të tjerë, si “Hëna e vjetër” dhe “Hënën e akullit”. Fotogaleria e mësipërme paraqet disa prej imazheve më të bukura në vende të ndryshme të botës, ku është parë “Hëna e ujkut”.

Hëna e plotë për qershorin si dhe ajo e korrikut do të konsiderohen si ngjarje superhënore. Në vitin 2022 ka 12 hëna të plota dhe dy prej tyre kualifikohen si superhëna. Përkufizimet e një superhëne mund të ndryshojnë, por termi në përgjithësi tregon një hënë të plotë që është më e ndritshme dhe më afër Tokës se normalja dhe kështu duket më e madhe në qiellin e natës.

Këtu është lista e hënave të plota të mbetura për vitin 2022:

• 16 shkurt: Hëna e borës
• 18 mars: Hëna e krimbave
• 16 Prill: Hëna rozë
• 16 maj: Hëna e luleve
• 14 qershor: Hëna me luleshtrydhe
• 13 korrik: ‘Buck moon’
• 11 gusht: ‘Sturgeon moon’
• 10 shtator: Hëna e korrjes
• 9 tetor: Hëna e gjahtarit
• 8 nëntor: Hëna e kastorit
• 7 dhjetor: Hëna e ftohtë