Tech

Instagram apo YouTube? Mësoni se kush fiton më shumë nga reklamat!

Meta ka zbuluar detaje se sa të ardhura nga reklamat ka krijuar Instagram gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, të ardhurat nga reklamat e Instagram ishin 32.4 miliardë dollarë, që është më shumë se edhe shërbimi i videove YouTube, i cili gjeneroi 28.8 miliardë dollarë në të njëjtin vit.

Business Insider më parë theksoi avantazhin e Instagram ndaj YouTube, duke vënë në dukje se YouTube u jep 55% të çdo dollari që fiton nga reklamat për pronarët e përmbajtjeve që ngarkojnë video, ndërsa Instagram ndan shumë më pak.

Dallimi është i dukshëm edhe nëse shikoni më tej. Në 2020 dhe 2019, Meta raportoi të ardhura nga Instagram prej 22 dhe 17.9 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat nga reklamat në YouTube ishin 19.7 dhe 15.1 miliardë dollarë për të njëjtat vite. Bloomberg raporton se shifrat tregojnë se pjesa e të ardhurave të Meta-s që vijnë nga Instagram, u rrit nga 26% në 2020 në gati 30% në gjashtë muajt e parë të 2022.

Siç raportojnë mediat e huaja, YouTube po punon në një veçori të re për ta bërë më lehtë kalimin e videove nga një pjesë që ju duket e bezdisshme te ajo më interesante. Bëhet e ditur se funksioni Jump Ahead aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup përdoruesish pasi ende gjendet në faza testuese. Shifrat nga dokumentet japin më shumë informacion sesa raportet tremujore të të ardhurave të Meta-s, kështu që tani ka një pamje shumë më të qartë se sa do të thotë për Metën ndarja e Adam Mosserit.

Rikujtojmë, se nga ana tjetër Instagram po punon për një veçori që do të lejonte që përmbajtja e Reels t’i rekomandohet një përdoruesi dhe mikut të tyre, bazuar në videot që ata kanë ndarë me njëri-tjetrin, si dhe në interesa të tjera individuale. Veçoria, e cila u zbulua së fundmi, aktualisht quhet Blend. Instagram konfirmoi për TechCrunch se po teston Blend brenda dhe nuk ka filluar ende ta testojë atë publikisht.