Celebrities Gossip Showbiz

Instagram i fshiu fotot e saj provokuese, reagon Madonna!

Madonna ka ripostuar versionet e redaktuara të portreteve, në llogarinë e saj në Instagram këtë javë, pasi ato u hoqën për shkelje të udhëzimeve të komunitetit. Në një titull të gjatë, krijuesja e hiteve, i cilësoi politikat strikte të platformës së mediave sociale për lakuriqësinë si seksiste dhe e krahasoi stigmën e palëkundur sociale rreth thithkës së femrës me atë të gënjeshtrave të treguara për trajtimin paqësor të pelegrinëve ndaj vendasve amerikanë në Ditën e Falënderimeve.

Unë po ripostoj fotografi të hequra nga Instagram pa paralajmërim apo njoftim. Arsyeja që ata dhanë është se një pjesë e vogël e thithkës tim ishte ekspozuar. Është ende befasuese për mua që jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithke.

Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thithka që ushqen bebin! A nuk mund të përjetohet një thithkë mashkullore si erotike?! Po të pasmet e një gruaje që nuk censurohen askund. Duke falënderuar që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë gjatë katër dekadave të censures, seksizmit, ageizmit dhe mizogjinisë. Zoti e bekoftë Amerikën.

Udhëzimet zyrtare të komunitetit të Instagram thonë se lakuriqësia nuk lejohet në platformë dhe se thithka e femrës përfshihet në këtë grup. Kujtojmë se fansat komentuan fotot me shumë fjalë negative dhe fyese. Edhe pse Madonna e ka shfaqur shpeshherë se është e guximshme me fotot që bën, duket se ndjekësit e saj janë të zhgënjyer. Megjithatë, nuk munguan as komentet pozitive lidhur me guximin që ajo ka shfaqur.