Tech

Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl!

Google dhe OpenAI kanë qenë konkurrentë në AI për një kohë dhe tani duket se rivaliteti i tyre është gati të intensifikohet, me OpenAI-n që ka vendosur synimet e tij në tregun e shfletuesve. Një raport i fundit zbulon se OpenAI, krijuesi i ChatGPT, po eksploron idenë e krijimit të një shfletuesi ueb që do të integrohej me chatbotin e tij. Kompania gjithashtu thuhet se ka diskutuar ose madje ka nënshkruar marrëveshje për të shtuar veçoritë e kërkimit. Sipas mediave të huaja, OpenAI ka qenë në bisedime me zhvilluesit e faqeve të internetit dhe aplikacionet si Conde Nast, Redfin, Eventbrite dhe Priceline, me burime që pretendojnë se kanë parë prototipe ose dizajne të produkteve të ardhshme.

Bëhet e ditur se ndërtimi i një shfletuesi ueb mund të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ChatGPT, i cili tashmë është një nga mjetet më të përdorura të AI në mbarë botën. Megjithatë, raporti sugjeron se OpenAI është ende larg prezantimit të këtij shfletuesi. Por, nëse ndodh, kjo lëvizje mund ta pozicionojë OpenAI si një konkurrent serioz për Google, e cila dominon tregjet e shfletuesit dhe kërkimit.

Kompania OpenAi njoftoi në shkurt se ChatGPT e saj po merr një veçori të kujtesës, e cila i lejon asaj të “kujtojë” bisedat e mëparshme me përdoruesin dhe tani Google ka prezantuar diçka shumë të ngjashme për Gemini. Përdoruesit tani mund t’i kërkojnë Gemini të kujtojë interesat dhe preferencat e tyre, gjë që do ta ndihmojë chatbot-in të ofrojë “përgjigje edhe më të dobishme dhe më të rëndësishme të përshtatura për nevojat e përdoruesit”-u tha nga Google.

Tani përdoruesit mund të ndajnë gjërat që duan që Gemini t’i mbajë mend, qoftë përmes një bisede të natyrshme ose nëpërmjet një faqeje të dedikuar të “Informacionit të Ruajtur”, ku ata mund të shikojnë, modifikojnë dhe heqin gjithmonë çdo gjë të ndarë me Gemini. Gjithashtu, Gemini do të njoftojë përdoruesit kur përdor të dhënat e tyre të ruajtura. Kjo veçori ofrohet aktualisht në anglisht me Gemini Advanced si pjesë e planit të Google One AI Premium. Nëse përdoruesi zgjedh të përdorë këtë funksion, Google premton të marrë “rezultate më të qëndrueshme dhe të parashikueshme pa përsëritur të njëjtat rezultate”.