Tech

iPhone zbulon baterinë e ‘përjetshme’!

Kompania Apple ka lançuar këtë javë MagSafe Battery, një pajisje që ngjitet në një mënyrë magnetike me pjesën e pasme të iPhone 12 mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Kjo pajisje mundëson jetëzgjatjen e baterisë suaj, kjo për të gjithë ju që punoni tërë kohës me telefon apo jeni në udhëtime të gjata dhe nuk keni asnjë vend ku të karikoni telefonin tuaj.

Kjo bateri magnetike ende nuk është zbuluar nëse do të funksionojë dhe për iPhone-ët e tjerë poshtë 12, por mund ta blini për 99 dollarë.

Përtej cilësisë shumë të mirë, ju mund ta kombinoni me çdo veshje të telefonit tuaj pasi MagSafe Battery Pack vjen në ngjyrë të bardhë.