Celebrities Gossip Showbiz

Irina Shayk dhe Bradley Cooper përsëri bashkë?!

Fansat spekuluan se Bradley Cooper dhe Irina Shayk festuan Halloween së bashku, pasi modelja pozoi me një person që mbante veshur një kostum gorilla që përputhej me atë që kishte veshur ish-i i saj në vitin 2017. Pasi Irina Shayk postoi nga festimet e Halloween në Instagram, ndjekësit e saj menduan se dalluan një fytyrë të njohur pas njërës prej maskave drithëruese, atë të ish-it të saj, Bradley Cooper.

A është ai Bradley Cooper? Oh hej Bradley!

Irina shpërndau një foto të saj me veshje maceje të zezë, duke pozuar pranë një personi të veshur si një gorillë e frikshme, me vetëm sytë e tij të kaltër depërtues që dukeshin përmes maskimit.

Ndërsa mund të duket e pamundur të identifikohet aktori i “A Star is Born” nga një foto e paqartë, fansat treguan një tjetër provë për të mbështetur rastin e tyre. Irina dhe Bradley, të cilët thuhet se u ndanë në qershor të vitit 2019, me sa duket kishin veshur të njëjtat kostume për Halloween së bashku në vitin 2017.

Sipas mediave të huaja, në atë periudhë, çifti ishte me vajzën 7-muajshe, Lea, ndërsa Bradley u pa me një kostum gorilla me gëzof. Ndërkohë, Irina ishte veshur si Catwoman me mustaqe dhe buzë të kuqe. Lidhur me aludimet e fansave, asnjë nga të dy nuk ka reaguar ende.