Modelja e njohur Gigi Hadid është parë së fundmi duke kaluar momente të ngrohta me Lean, vajzën e partnerit të saj Bradley Cooper, jashtë shtëpisë së aktorit në New York.
Në pamjet e publikuara, Gigi shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e afërt me 9-vjeçaren, duke treguar një raport të ngushtë dhe të natyrshëm mes tyre.
Historia e dashurisë mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper nisi në tetor 2023, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në maj 2025.
Çifti duket se ka krijuar një harmoni të bukur familjare, duke kaluar shpesh kohë së bashku edhe me fëmijët e tyre.
Kujtojmë se modelja është nënë e vajzës Khai, nga lidhja e saj e mëparshme me Zayn Malik.
Ndërkohë, Gigi është përfshirë së fundmi edhe në një incident të vogël automobilistik në Pensilvani, i cili, sipas dëshmitarëve, u zgjidh pa pasoja dhe me një sjellje shumë korrekte nga ana e saj.
Modelja ka reaguar gjithashtu ndaj përmendjes së emrit të saj në disa dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje dhe duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të familjes së saj në karrierë.