Bota

Ish presidenti amerikan Jimmy Carter sërish me komplikacione shëndetësore, nën kujdes intensiv në shtëpinë e tij!

Ish presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili udhëhoqi vendin nga viti 1977 deri në 1981, po merr kujdes shëndetësor  në shtëpi, ku do të kalojë “kohën e tij të mbetur”, tha të shtunën fondacioni i tij jofitimprurës.

Carter, ish-presidenti më i vjetër i gjallë dhe një laureat i Nobelit për paqen, banon në Plains, Georgia, me bashkëshorten, Rosalynn.

Ish presidenti është përballur disa herë me problemet me shëndetin edhe për shkak të moshës së tij, tashmë 98 vjeç.

Ai ka qenë presidenti i 39-të i SHBA-ve.

Carter është mundur në garën për mandatin e dytë nga Ronald Reagan.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter.

Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare.