Bota

Ish pronari i Formula 1 akuzohet për evazion fiskal, del hapur pro Putini-it!

Ish-pronari i F1 Bernie Ecclestone, pritet të akuzohet për evazion fiskal të mbi $500 milionë aseteve të fshehura, pas një investigimi të gjykatave britanike.

Kryeprokurori britanik Andrew Penhale, tha: “Gjykata ka rishikuar provat dhe ka autorizuar akuzat ndaj  Bernard Ecclestone për evazion fiskal në lidhje me fshehjen e ekzistencës të aseteve jashtë vendit me vlerë më shumë se 400 milionë paundë.

Prokuroria shtonte se akuzat ndaj personit në fjalë janë tashmë aktive dhe do të dërgohen në gjyq.

Zoti Ecclestone raportohet se kalon kohën e tij mes Britanisë, Brazilit e Zvicrës, në të cilat ka interesa ekonomike si plantacione kafeje, vila  e objekte të tjera.

Ndërsa zhvillimi vjen një javë pasi ai foli publikisht në mbrojtje të presidentit rus Vladimir Putin.

Më vonë ai kishte kërkuar falje që kishte përshkruar Putin si një ‘person i klasit të parë’ dhe se do të ‘merrte plumbin në vend të tij’.

Akuzat kriminale vijnë në lidhje me detyrimet taksore që vijnë nga asetet e tij jashtë Britanisë, për të cilat gjykata tha se “askush nuk mund t’i shpëtojë mbikqyrjes tonë”.

Ecclestone është bërë baba për herë të katërt muajin e kaluar me gruan e tij Fabiana, me të cilën është martuar në 2012.

Miliarderi është gjithashtu baba i vajzave Deborah, 66 vjeçe, Tamara e Petra Ecclestone.

Deborah ka lindur nga gruaja e tij e parë Ivy Bamford para se të priste dy vajzat e tij të njohura aristokrate Tamara e Petra, me gruan e dytë Slavica Radić.

Bernie u martua me Fabiana tre vjet pas divorcit me kroaten Slavica. Ai kishte konfirmuar se priste një fëmijë me të për gazetën zvicerjane Blick prillin e kaluar.

Padia e vazionit fikal do të dëgjohet në gjykatën e Westminster në Londër më 22 gusht.