Celebrities Gossip Showbiz

Ishe mirë e bukur moj Lily, ç’pate?! Këngëtarja e njohur “tremb” fansat me pamjen e saj!

Së fundmi këngëtarja e njohur britanike, Lily Allen i ka shokuar të gjithë me daljen e saj të fundit publike teksa shfaqej tmerrësisht e dobësuar. Mediat vendade u shprehën se asaj i dukeshin brinjët. Ndjekësit e Allen e kishin vënë re që në verë që kishte nisur të dobësohej, por tani sipas tyre, pamja e saj është krejtësisht e “pashëndetëshme”.

Lily vetë nuk i kushtoi vëmendje komenteve që vërshuan në rrjetet sociale. Një ndjekës shkruante:

Kaq të dobët nuk të kisha parë kurrë. Kujdesu për veten.

Ylli i hitit “Smile” rikujtojmë se para disa kohësh u shpreh se do të prodhojë lodra seksi. Ajo hodhi në treg produktin e saj të parë, një vibrator dhe ishte e bindur se do t’u vijë në ndihmë të gjitha femrave.

Unë masturbohem. Nuk ka asgjë për turp këtu. Gratë nuk duhet të turpërohen nga seksualiteti apo nevojat e tyre seksuale. Shpresoj që ky produkt t’ju ndryshojë jetën.

Produkti i saj quhet “The Liberty” dhe kushton 89 paund, megjithatë Lily thekson se ja vlen çdo qindarkë. Këngëtarja 36-vjeçare u martua me Sam, babain e dy vajzave të saj Ethel 9-vjeç dhe Marnie 8-vjeç, në 2011 dhe u nda në 2016. Në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, ajo foli për herë të parë për krizën e saj bashkëshortore me Sam Cooper.

36-vjeçarja tregoi se kur martesa e saj po kalonte një krizë ajo humbi orientimin e saj seksual dhe nuk e kishte aspak të qartë nëse pëlqente meshkujt, femrat apo ishte biseksuale. Gjatë turneut të saj muzikor vite më parë, Lily zbuloi se ka eksperimentuar me prostituta për të kuptuar orientimin e saj seksual dhe i’u desh një kohë e gjatë për të kuptuar se ende vazhdon të pëlqejë meshkujt. Ajo ka qenë gjithmonë e hapur rreth marrëdhënieve apo eksperiencave seksuale por edhe pse martesa e saj nuk shpëtoi ajo vazhdon të kërkojë mashkullin ideal.