Celebrities Gossip Showbiz

“Ishe shumë e bukur natyrale”, ja përgjigja e Ana Kaurit ndaj fanses!

Ana Kauri është një nga pjesëtarët e “Për’puthen” e cila ka fituar zemrat e shumë fansave me sinqeritetin dhe ëmbëlsinë e saj. Një femër e fortë dhe dinamike, e cila ka patur takime shumë interesante me djemtë në emision, por që nuk ia doli të përputhet me dikë nga ta.

Veç se me karakterin, Ana ka tërhequr jo pak herë vëmendjen me operacionet plastike që ka bërë. Disa nga fansat kanë shprehur pëlqim ndaj këtyre ndryshimeve, ndërkohë që, disa të tjerë e kanë kritikuar.

Disa orë më parë, Ana ka postuar një InstaStory ku pyet ndjekësit rreth planeve që kanë për vitin 2021. Një nga ta, nuk ka treguar planet e tij, por ka shprehur një mendim për Anën, lidhur me pamjen e saj dikur dhe sot.

Të kam parë live tek TEG përpara ndërhyrjeve dhe ishe shumë e bukur natyrale.

Ana nuk nguroi ta postonte këtë në rrjetin e saj social dhe t’i kthente përgjigje fanses. Duket se ajo është vërtet e kënaqur me pamjen e saj dhe gjithnjë do ta kurojë veten.

Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e bukur. Gjithmonë kam për t’u kujdesur për veten time dhe asnjëherë nuk kam për ta lënë pas dore dhe për më tepër do të kem gjithnjë një shpirt rinor.

Duket se Ana nuk është ndjerë aspak keq, lidhur me këtë përshtypje të fanses. Ajo do t’i kushtojë gjithnjë vëmendje kujdesit ndaj vetes. Kujtojmë, se pak kohë më parë, në emisionin “Shqipëria Live” Ana la të nënkuptuar se është në një raport dashuror.