Celebrities Gossip Showbiz

Tea dhe Ana e pranojnë publikisht, vajzat flasin për romancat që po përjetojnë!

“Për’puthen” është kthyer tashmë një ndër emisonet më të ndjekura për audiencën shqiptare, duke na falur aventura, drama, romanca e konflikte për javë të tëra. Bujë të madhe kanë bërë lidhjet dhe ndarjet e ish-konkurentëve, të cilët kanë qënë në qendër të mediave për një kohë të gjatë.

Së fundmi, në emisionin “Shqipëria Live”, kanë qenë të ftuara dy prej ish-konkurrenteve, Tea dhe Ana. Kujtojmë, se  vajzat janë dy nga më të komentuarat e programit. Në intervistën e dhënë, përpos të tjerave ato janë ndalur edhe në jetën e tyre private. Nëpërmjet përgjigjeve të tyre, ato kanë nënkuptuar se janë në një lidhje. Të pyetura nga moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, nëse janë apo jo beqare, vajzat u përgjigjën sinqerisht dhe pa komplekse. Përgjigje e Teas ishte e prerë.

Jo.

Ndërkohë, përgjigja e Anës ishte pak më e mirëmenduar dhe diplomatike, por përsëri e la të nënkuptohej të vërtetën.

Këto punë janë të thella.

Kaq shkurt, por të mjaftueshme për të kuptuar se vajzat janë duke shijuar një romancë jashtë kamerave dhe syve të publikut. Edhe pse vajzat nuk arritën të gjejnë dashurinë e jetës në program, dukshëm tanimë janë shumë të lumtura dhe të dashuruara.

Duhet të kujtojmë se trekëndëshi i dashurisë Tea-Beart-Andi shkaktoi një zhurmë të madhe në media, duke sjellë revoltime nga një pjesë e konsiderueshme e publikut. Në një intervistë, së fundmi, Tea  ka treguar se në jetën e saj ka patur vetëm një lidhje toksike, duke na lënë të kuptojmë se ka qenë ajo me Beartin nga ndarja e tyre aspak e paqtë.

Ndërkaq, ditët e fundit ka nisur edhe turi i “Për’puthen” për audicionet e reja në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Është për t’u theksuar se shqiptarët kanë qenë më të “mbledhur” se kurrë këto ditë, gjë e cila ka sjellë reagime dhe replika të shumta në shoqëri.

Të pyetura rreth audicioneve të reja, Tea dhe Ana shprehen se deri më tani asnjë nga djemtë konkurrentë nuk i kanë pëlqyer si partnerë, por është për t’u përmendur se ka patur mjaft djem interesant. Epoka e re e “Përputhen” po përgatitet për një tjetër sezon, dhe mesa duket do të jemi të gjithë sy e veshë!