Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video nga një fanpage i Luiz Ejllit, e cila është një video e Kristit dhe Luizit brenda shtëpisë së “BBV2” teksa këndoninkëngën e Sabianit, “Tullaci”. Në ripostimin e tij Kristi ka habitur me fjalët teksa ka shkruar se pavarësisht se ishte absurde është argëtuar shumë në “BBV2”.
edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme, u argëtova shumë atje, si ky moment prsh
Kristi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon dhe veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Ama gjatë intervistës Kristi ka treguar shumë për të.