Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit. Teksa ka biseduar me ta Luizi u ka treguar se çfarë i ka kërkuar Vëllait të Madh nëse ai e fiton “BBV2”.
I kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë…
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara dhe Bledi, të cilët kanë pasur përplasje.