Lifestyle Love & Sex

Ja çfarë po i shkakton trupit tuaj mungesa e seksit…

Të gjithë mund të pajtohemi me faktin se seksi është një akt kaq intim mes dy personash që i afron edhe më shumë së bashku. Por, shumica prej nesh kalojmë në faza ku mungesa e seksit na bën të ndryshojmë.

Ka shumë njerëz të cilët futen në një fazë ku thjesht nuk duan seks për shumë arsye. Nga njëra anë duan seks, por në anën tjetër më shumë preferojnë të shikojnë Netflix. Ka tjerë që duan të takohen me një djalë apo vajzë, por në anën tjetër preferojnë më shumë të rrinë me shoqërinë.

Ju mund të keni dëshirë të dashuroheni, por ndoshta thjesht ‘përtoni’ të merreni me gjepurat që sjell një lidhje dhe kështu mbeteni pa marrëdhënie seksuale. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave negative që i ndodhin trupit kur nuk bëni seks rregullisht.

Sistemi i imunitetit dobësohet

Seksi i rregullt është përforcues i sistemit të imunitetit, ndërkaq rrit edhe aftësinë për të luftuar sëmundjet. Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks rregullisht kanë një përqendrim më të lartë të antitrupave sesa ata që nuk bëjnë seks.

Seksi ju bën më të mençur

Studimi nga universiteti Maryland ka zbuluar se, te minjtë, seksi i rregullt i ka bërë ata më të mençur, ku u ka përmirësuar performancën mendore dhe u ka rritur prodhimin e neuroneve që ndihmojnë në kujtimet afatgjata. Nëse nuk jeni duke bërë seks mjaftueshëm, funksioni i neuroneve jo domosdoshmërisht është duke u zvogëluar, por thjesht nuk është duke u përmirësuar.

Dobësimi i fshikëzës së urinës

Seksi është i mahnitshëm për muskujt që ju ndihmojnë ta mbani urinën. Nëse nuk jeni duke bërë seks, atëherë ata muskuj dobësohen, që nënkupton se keni një fshikëz më të dobët të urinës. Për t’i forcuar ata muskuj, ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime Kegel.

Mungesa e seksit krijon stres

Në studime të panumërta është dëshmuar se seksi i rregullt çliron stresin; dhe një studim i vitit 2006 në revistën ‘Biological Psychology Journal’ ka zbuluar se njerëzit që bëjnë seks kanë shtypje normale të gjakut, nivele më të ulëta të stresit dhe ankthit, e gjithashtu reagojnë më të qetë në situata të ndryshme.

Toleranca për dhimbje ju dobësohet nëse nuk bëni seks

Seksi çliron oksitoksinën, hormon i cili ndihmon në lidhjen emocionale mes dy personave, por edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Nëse vuani nga dhimbjet kronike si ato të shpinës, menstruacioneve, etj., atëherë seksi dhe orgazma mund t’ju ndihmojnë t’i lironi dhimbjet e tilla.

Besojeni ose jo, është një ndjesi e përbashkët për burrat dhe gratë që të kenë një lloj depresioni pas seksit, edhe në qoftë se marrëdhënia ka qenë ndër më të mirat. Kështu që herën tjetër që do të ndodhë dhe partneri nuk do të jetë aty për bisedën pas aktit, mendo që nuk je e vetmja që e përjeton këtë lloj ankthi.

Ka një emër të vetëm për këtë gjendje. Quhet post-coital tristesse (PCT). Termi vjen nga latinishtja post-coital dhe frëngjishtja tristesse “trishtim”. Shumë njerëz që vuajnë nga PCT, pra nga ky lloj trishtimi pas marrëdhënies seksuale, përjetojnë ndjenja të forta dhimbjeje, ankthi, menjëherë pas seksit, deri në dy orë më vonë.