Celebrities Showbiz

“Soy Georgina”/ Publikohet traileri i dokumentarit mbi jetën e Georgina Rodriguez!

E dashura e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez do të jetë pjesë e një dokumentari të ri në Netflix, të titulluar “Soy Georgina”. Rodriguez, e cila numëron mbi 27 milion ndjekës në Instagram, është mes shumë gjërave të tjera, modele, nënë, influencuese, sipërmarrëse, balerinë dhe partnerja aktuale e Cristiano Ronaldos. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një dokumentari, ku do të njihemi me një pasqyrim të qartë dhe shumë emocional të jetës së saj pas fotove, historive dhe titujve për të si, mëmësia e saj, momentet e saj më të mira dhe të këqija etj. Artisti i njohur spanjoll, Alvaro Diaz u shpreh se:

“Soy Georgina” ka një përbërës të fortë aspirues. Ajo ishte një grua e re që bënte një jetë normale, jeta e së cilës, një ditë ndryshoi në mënyrë të menjëhershme. Georgina po largohej nga puna dhe u shkëmbye në rrugë me dashurinë e jetës së saj. Kush nuk e ka ëndërruar këtë?!

Së fundmi është publikuar dhe traileri i cili na tregon disa nga momentet e jetës së saj, ku në video shfaqet edhe futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu, miqtë e Georginas e pyesin atë nëse çifti ka ndonjë plan të afërt për martesë. Ata janë bashkë prej 5 vitesh dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Alana. Ajo tha se:

Nuk varet nga unë por shpresoj që po. Nëse Zoti e do këtë gjë, atëherë do të ndodhë.

Cristiano gjithashtu do të jetë pjesë e këtij dokumentari, i cili ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lançohet. Diaz shprehet për “The Sun” se:

Përfshirja e Cristianos është e plotë, na jep një vizion më të qartë se kush është Georgina dhe marrëdhënia e saj me Ronaldon. Fokusi është tek ajo dhe njohja përmes syve të saj.

Rikujtojmë se, Georgina Rodriguez u pa e veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli me dantellë të kombinuar dhe me një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë për paraqitjen e saj në Festivalin e 78 -të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Veshja elegante e Georginas u kompletua me taka të bardha dhe grim të lehtë, teksa dukej thjesht e mrekullueshme.