Food & Drink Health & Beauty

Ja përse “dieta e ngadaltë” mund të jetë sekreti i humbjes afatgjatë në peshë!

Strategjia e dietës së Dr.Nick Fuller është strukturuar në mënyrë që të vendosni peshën e dëshiruar të trupit për një periudhë të caktuar kohore. Nuk është dhe aq e shpejtë por mendohet të jetë afatgjatë. Jemi pothuajse në stinën e verës dhe pak nga pak fillojmë të mendojmë për kilet që mund të kemi shtuar gjatë vitit dhe të tregohemi të kujdesshëm me regjimin para fillimit të sezonit veror.

Kudo nëpër internet reklamohen dieta, të cilat të japin iluzionin e “trupit ideal” në bikini që mund të arrihet në disa javë. Duke u krahasuar me këtë “ndryshim drastik” që këto dieta paraqesin, dieta me interval më të gjatë kohor e ekspertit të shëndetit Dr.Nick Fuller duket më pak tërheqëse. Por këtu qëndron ndryshimi: plani i tij nuk premton sukses të menjëhershëm apo ndryshime drastike edhe nëse ju filloni që sot, do të keni humbur një maksimum prej 2 kilogramësh deri në fund të korrikut.

Sidoqoftë, metoda e pedagogut të Universitetit të Sidney-t dhe gjithashtu, autorit të dhjetëra librave ka qenë mjaft i përdorur, prej faktit që ndjekja e regjimit të tij premton humbje afatgjate në peshë. Programi i tij është i ndarë në një cikël 4-javor: ku në fillim të programit nuk humb asnjë kile si pasojë e “pastrimit” të çdo efekti anësor të një diete ose mbingrënies, më pas për të humbur dy kilogram në ciklin tjetër e kështu me radhë. Teoria e tij konsiston në humbjen e peshës ngadalë, në mënyrë që të mos shkaktohen probleme në sistemin mbrojtës të organizmit dhe që ato kilogramë të mos fitohen menjëherë.

Ndërkaq, ai ka thënë se:

Vetë njeriu mësohet me një “peshë të caktuar” dhe çdo ndryshim që bëhet do të duhet të përballet me sistemin mbrojtës të organizmit. Ka ndryshime brenda në fizikun e një trupi kur humbin peshë. Metabolizmi, aq energji sa djeg aq dhe do të humbë. Hormonet dhe oreksi juaj do t’ju shtyjnë të hani më shumë. Të gjitha këto sisteme do të jenë kundra regjimit tuaj për ta kthyer trupin në peshën që është mësuar të ketë. Dietat “e shpejta” po i shndërrojnë njerëzit në obezë. Studimet tregojnë një numër të madh të personave në dietë, të cilët po shtojnë më shumë kilogramë. Duhet t’i themi njerëzve të ndalojnë të tilla regjime para se të përfundojnë në një pozitë më të keqe, jo vetëm fizikisht për shkak të shtimit në peshë, por dhe psikologjike nga dietat drastike që shaktojnë dëme.

Regjimi i humbjes në peshë të Dr. Nick Fuller përmban:

1. Pesë vakte në ditë – vakti më i bollshëm në mëngjes dhe më i lehti në darkë.

2. Ushqime të gatuara në shtëpi për pesë ditë të javës.

3. Mund të hani dy ëmbëlsira dhe dy vakte në restorant ose ushqim të gatuar jashtë.

4. 30 minuta ushtrime në pesë ditë të javës për të moderuar intensitetin, pa qenë nevoja të diktohet lloji i aktivitetit.

5. 6-8 orë gjumë çdo natë.

6. Mund të shihni për sa kohë të dëshironi televizor dy ditë të javës.

7. Gjatë pesë ditëve të tjera jo më shumë se dy orë në ditë në televizor.

Ndërkaq, në librin e Dr.Nick Fuller, mjaft përdorues të këtij regjimi prej kohësh tanimë, janë shprehur të kënaqur, pasi po humbin në peshë në mënyrë të shëndetshme pa shkaktuar dëme. Edhe pse procesi është afatgjatë, ata kanë thënë se është një investim disa-vjeçar më shumë se disa-mujor.