Showbiz

Ja pse duhet të qëndrosh beqare sipas Demi Lovato-s

Demi Lovato është duke shijuar jetën si beqare, pasi shkëputi fejesën e saj dy-mujore me aktorin Max Ehrich.

Së fundmi këngëtarja 28 -vjeçare ka treguar për gjithë ndjekësit e saj në Instagram se cila është gjëja më e bukur e të qenurit beqare.

Pjesa më e mirë e të qenurit beqare është se e di që lumturia nuk më vjen nga askush tjetër përveç vetes sime.

Demi duket se është gati dhe për një ndryshim rrënjësor në jetën e saj, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe me pamjen. Këngëtarja i ka prerë flokët shumë shkurt dhe është bërë bjonde.

Kujtojmë se në muajin shtator dyshja Max Ehrich dhe Demi Lovato i dhanë fund romancës së tyre afatshkurtër.