Celebrities Fashion Showbiz

Ja sa kohë iu desh Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce-s…

Beyonce iu bashkua bashkëshortit të saj, producentit Jay Z, në premierën në Londër të filmit “The Harder They Fall” që do të transmetohet në Netflix. Për këtë event, Beyonce ia besoi paraqitjen e saj të mrekullueshme, sërish silistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahitit. Një fustan i zi i gjatë ishte përzgjedhja e divës së muzikës, e si detaj që e bënte atë edhe më elegant ishte dekolteja e veçantë që binte në sy. Fustanin këngëtarja e kombinoi me taka të zeza, syze dielli të errëta dhe një çantë dore me gurë të vegjël argjendi.

Së fundmi është mësuar se ‘look’-u i këngëtares u krijua për 10 ditë nga marka shqiptare e modës e stilistit Valdrin Sahiti dhe është bërë prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje. Llogaria zyrtare e shtëpisë së modës në Instagram postoi një fotografi të yllit të muzikës në paraqitjen përfundimtare të saj, duke shkruar:

Ja tek jemi… ‘Mbretëresha’ në fustanin e saj të preferuar të zi. Beyonce të duam!

Duket se këngëtarja kishte provuar shumë fustane, por kishte përzgjedhur pikërisht këtë. Dhe duhet të themi që padyshim shkëlqeu. Valdrin Sahiti është shprehur për “Popsugar” lidhur me fustanin e Beyonce, se:

Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj.

Kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një fustan të Valdrin Sahitit, ajo zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në “Pre-Grammy Awards 2020”. U përfol shumë asokohe, fustani u kuq dhe shumë seksi që diva e muzikës pop mbante veshur. Stilisti tregoi se ishte vetë Beyonce me anë të asistentëve të saj që gjeti kontaktet për t’u veshur nga krjimet e tij.